Turistët janë në mesin e qindra njerëzve që u detyruan të largohen nga shtëpitë dhe vendpushimet në Portugali, pasi zjarret po shkatërrojnë vendin.
Zjarri filloi të shtunën në komunën Ondemira në rajonin Alentejo, por që atëherë është përhapur në jug në Algarve, një nga destinacionet më të njohura turistike të Portugalisë.
Të hënën, rreth 1,400 njerëz u evakuuan nga fshatrat dhe kampet si masë paraprake. Shërbimi Kombëtar i Mbrojtjes Civile tha se rreth 1,000 zjarrfikës, 320 automjete dhe nëntë avionë u vendosën në gatishmëri për të luftuar zjarret.
Deri më tani janë djegur rreth 17300 hektarë. Të hënën, qyteti Santarem, rreth 80 km në verilindje të kryeqytetit Lisbonës, regjistroi temperaturën më të lartë të vitit, duke arritur në 46.4C.
Zyrtarët thanë se tre zjarre që shpërthyen gjatë fundjavës ishin nën kontroll ose u shuan të martën. Zjarri më i madh, në verilindje, dogji rreth 1500 hektarë dhe çoi në evakuimin e 150 personave.
/abcnews.al

