Zjarret në Lushnje/400 ha të shkrumbuara, arrestohet 58 vjeçari

schedule11:33 - 30 Shtator, 2018

schedule 11:33 - 30 Shtator, 2018

Policia e Lushnjes ka arrestuar një person i cili dyshohet se është një nga zjarrvënësit. Nga përllogaritjet e deritanishme dëmet janë shumë të mëdha.

Nga mbrëmja e së shtunës deri në orët e para të kësaj të diele, në Lushnje u dogjën ullinjtë në kodrën e Kosovës. Për këtë rast policia ka shoqeruar Latif Nezhën 58 vjeç, si shkaktar i vënies së zjarrit. Nezha është pronar i njërës nga parcelat ku ka nisur vatra. Ai dyshohet se i ka vënë flakën barishteve dhe më pas zjarri është përhapur në sipërfaqje të tjera. Në të njëjtën zonë, prej dy vitesh u dogj e njëjta sipërfaqje, ç’ka për policinë ngjall dyshime për zjarrvënie të qëllimshme nisur nga konfliktet e pronës. Si pasojë e zjarrvënieve të shumta, ullinjtë në këtë zonë janë drejt zhdukjes. Banorët i tremben mbjelljeve të reja, nisur nga fakti se po vazhdojnë të digjen ende ullinjtë që janë në prodhim.

Sipas policisë zjarrfikëse, brenda kësaj jave vetëm në Lushnje numërohen mbi 30 vatra zjarri dhe 400 ha toke e djegur. Po kryhen llogaritjet e dëmeve në ullishte dhe pemë frutore, të cilat këtë vit ranë në sezonin e vjeljes së prodhimeve. Sipërfaqja më e madhe e djegur ishte ajo e kodrave në Dushk dhe në Allprenaj, ku si e dyshuar ishte një grua 55 vjeçe, e cila në kushtet e depresionit u vetëhelmua në mometin që policia ka shkuar në banesë për ti marrë deklarimin./abcnews.al

Gazetare: Anila Sefa
Opetarot: Kastriot Toshkollari

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!