Ndryshimi i klimës po ndikon negativisht në përhapjen e zjarreve në Kaliforni.
Ekspertët janë shprehur se ngrohja globale tashmë është kthyer në një situatë emergjente, pasi ndikon në përkeqësimin e situatës.
Që nga 18 gushti Kalifornia është përfshirë nga zjarre të vazhdueshme, duke u konsideruar si më të rrezikshmet. Deri më tani janë raportuar 30 viktima dhe mijëra qytetarë janë larguar nga banesat e tyre.
Guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom fajëson është shprehur se ndryshimet klimatike janë shkaku kryesor i përhapjes së zjarreve, por një qëndrim ndryshe ka mbajtur Presidenti Trump i cili ka thënë se kjo ka ardhur si pasojë e keqmenaxhimit të kësaj situate.
Por ekspertët kanë arritur në përfundimin se temperaturat e larta, reshjet e ulëta si edhe erërat e forta kanë ndikuar negativisht duke sjellë një përkeqësim të situatës./abcnews.al/