Zjarret në Greqi, digjen shtëpitë e para

schedule16:06 - 18 Korrik, 2023

schedule 16:06 - 18 Korrik, 2023

Greqia dy ditët e fundit po përballet me zjarre masive që kanë përfshirë një pjesë të madhe të vendit.

Si pasojë e përhapjes me shpejtësi e vatrave të zjarrit janë djegur edhe shtëpitë e parë në vendbanimet e Nea Zoit.

Në kuadër të kësaj situate emergjente Mbrojtja Civile ka bërë apel për banorët e Nea Zois Mandras dhe Neos Pontos Elefsina, që të largohen nga vendbanimet e tyre pasi u rrezikohet jeta nga zjarri.

Njëkohësisht forca të shumta policie ndodhen në terren dhe po punojnë për të bindur banorët që të lënë shtëpitë e tyre që janë të rrezikuara nga zjarret.

Një ndër frontet më të vështira të zjarrit mbetet zona e Dervenochoria. Gjithashtu edhe zona të tjera si të Nea Zoit dhe Neo Pontos janë nën “pushtetin” e flakëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!