Zjarret në Finiq e Dropull/ Dy avionë “Canadair” nisin ndërhyrjen nga ajri për shuarjen e flakëve

schedule09:32 - 10 Korrik, 2024

schedule 09:32 - 10 Korrik, 2024

SHQIPËRI– Dy avionë të tipit “Canadair” kanë ndërhyrë nga ajri për fikjen e flakëve në Dropull dhe Finiq. Lajmi konfirmohet nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili thotë se avionët grekë vijnë si mbështetje për Shqipërinë përmes Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile dhe i bashkohen përpjekjeve të Forcave tona të Armatosura.

Ai ka shprehur falënderime për Greqinë dhe Kroacinë, të cilat kanë shprehur gatishmëri dhe kanë ofruar ndihmën e tyre për të punuar në fikjen e vatrave të zjarrit në Finiq dhe Dropull.

“Dy avionë të tipit #Canadair sapo nisën ndërhyrjen nga ajri për fikjen e flakëve në #Dropull dhe #Finiq. Avionët grekë, vijnë si mbështetje për Shqipërinë përmes Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile dhe i bashkohen përpjekjeve të Forcave tona të Armatosura, zjarrëfikësve, punonjësve të emergjencave civile dhe strukturave vendore që prej 2 ditësh po luftojnë me flakët atje. Mirënjohje për gatishmërinë e treguar për të sjellë mjete ajrore edhe qeverisë italiane dhe asaj kroate.”, shkruan ministri në Facebook./ abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!