Zjarret masive në Spanjë shkrumbojnë 4 mijë hektarë tokë, qindra persona braktisin shtëpitë

schedule15:34 - 25 Mars, 2023

schedule 15:34 - 25 Mars, 2023

Zjarret masive në Spanjë kanë shkrumbuar më shumë se 4,000 hektarë tokë dhe kanë detyruar 1,500 fshatarë të braktisin shtëpitë e tyre në rajonin e Valencias.

Autoritetet njoftuan këtë të shtunë se me ndërhyrjen e 500 trupave të zjarrfikësve, të cilëve u erdhën në ndihmë 20 avionë dhe helikopterë, u arrit që vatra e madhe të vihej nën kontroll, duke ndaluar përparimin e mëtejshëm.

Erërat e forta ishin faktori kryesor që ndihmuan në përhapjen e shpejtë të flakëve. Studimet tregojnë se ngrohja globale bëri që dimri që kaloi të ishte i thatë në mënyrë të pazakontë në shumë rajone të jugut të Europës.

Nisja më herët se sezonet e kaluara të vatrave të zjarrit ngjall frikën e ripërsëritjes së katastrofës së vitit të kaluar kur gjatë verës u dogj dyfishi i mesatares së hektarëve që digjen çdo vit.

Vitin e kaluar rreth 785,000 hektarë u shkatërruan në Europë më shumë se dyfishi i mesatares vjetore për 16 vitet e fundit, sipas statistikave të Komisionit Europian (KE).

Në Spanjë, 493 zjarre shkatërruan një rekord prej 307,000 hektarësh tokë.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!