Zjarret, Greqia dhe Shqipëria gati të rinovojnë marrëveshjen në fushën e emergjencave civile

schedule13:50 - 8 Qershor, 2022

schedule 13:50 - 8 Qershor, 2022

Shqipëria dhe Greqia kanë rënë dakord të rinovojnë një marrëveshje për forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e emergjencave civile, në një kohë që të dy vendet kanë nisur të përballen me problematika të tilla si zjarret.

Në vijim të vizitës zyrtare dyditore në Greqi, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u prit edhe nga zëvendësministri i Mbrojtjes Civile dhe Emergjencat Klimaterike.

Ministri Peleshi falënderoi vendin fqinj për mbështetjen e dhënë në rastin e tërmetit tragjik të vitit 2019, gjatë pandemisë së COVID-19 si dhe në ndihmën për fikjen e vatrave të zjarrit në vendin tonë, jo vetëm gjatë verës së shkuar, por edhe për ndihmën e dhënë përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së në shuarjen e zjarrit në Sazan.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!