Vera e kaluar ka qenë e nxehtë për Shqipërinë pasi zjarret përfshinë disa zona duke djegur mijë hektarë bimë dhe pyje. Në ndihmë për shuarjen e zjarreve erdhën dy helikopterë nga Holanda dhe Çekia si ndihmë e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile Evropiane.
Komisioneri i BE për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarçiç ndërsa u pyet nëse do të ketë ndihmë për Shqipërinë edhe këtë verë, shprehu gatishmëri.
Pyetje: A planifikon BE të ofrojë ndihmë për shuarjen e zjarreve në Shqipëri gjatë verës?
Komisioneri: Ju e mbani mend që vjet në verë Shqipëria u përball me shumë zjarre si pothuajse çdo vend tjetër që nga Turqia e deri në Spanjë dhe Shqipëria ka qenë një nga ato vende që ka kërkuar asistencë. Mekanizmi i BE për mbrojtjen civile ekziston është i gatshëm që do të ndihmojë por nuk duhet të harrojmë se çfarë e bën këtë mekanizëm të funksionojë kaq mirë. Është solidariteti. Është solidariteti që tregojnë shtetet e anëtare dhe pjesëmarrëse që bën që të funksionojmë. Ne mbulojmë dhe një pjesë të madhe të financimit që lipset në këto raste. Shpresojmë që edhe shtet pjesëmarrëse të jenë gati të bëjnë të disponueshme të gjitha mjetet që ata kanë.
/abcnews.al