Zjarret, 10 vatra flakësh/ Situatë problematike në Malin e Tomorrit dhe Malin e Thatë

schedule13:25 - 17 Gusht, 2024

schedule 13:25 - 17 Gusht, 2024

Flakët ende nuk janë shuar. Në të gjithë vendin vijojnë të jenë aktive dhjetë vatra zjarri.  Në malin e Tomorrit, malin e Thatë në Prespë, bjeshkët e Bollotekut dhe malin Tërnovë në Bulqizë,  por larg qendrave të banuara.

“Për izolimin dhe shuarjen e plotë të vatrave të zjarrit janë angazhuar 275 forca zjarrfikëse, 219 forca ushtarake, 44 efektive nga policia e shtetit, 161 struktura të emergjencës civile të pushtetit lokal, 52 nga administrata e zonave të mbrojtura, 54 shërbimi pyjor, si dhe 98 vullnetarë”, tha drejtori i përgjithshëm i Emergjencave Civile, Haki Çako.

Nga ajri autoritete vendore dhe qendrore po mbështeten nga ekipi rumun. Emergjencat Civile kërkojnë prej bashkive të prekura nga zjarret angazhim maksimal.

“U kërkojmë autoriteteve lokale, në zbatim të ligjit, të mbajnë në gatishmëri strukturat e sistemit të mbrojtjes civile si dhe të aktivizojnë kapacitetet e subjekteve publike e private për përballimin dhe lehtësimin e situatës nga zjarret”.

Emergjencat Civile apelojnë gjithashtu për bashkëpunim mes bashkive fqinje, informim të komunitetit në  rrezik  dhe pushteti vendor  të sigurojë funksionimin e sistemit të monitorimit për zjarret./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!