Një zjarri i fuqishëm që ka përfshirë prej mbrëmjes së djeshme një zonë pyjore në veri të Greqisë ka dalë nga kontrolli. Zjarri ka shkrumbuar një zonë me pisha në afërsi të lokalitetit Platanitsi, në komunën Halkidiki dhe vazhdon të avancojë. Ndërkohë, puna e zjarrfikësve grekë po pengohet nga erërat e forta. Aktualisht janë të mobilizuar 35 efektivë me 16 mjete, të cilëve u janë bashkuar edhe vullnetarë.
Gjithashtu, mbi zonë po fluturojnë avionë të “Kanadaeir”. Qielli në rajonin Sithonia është mbushur me re tymi, të cilat mund të shihen fare lehtë në distancë të largët. Në disa zona ka ndërprerje të energjisë elektrike, ndërsa shërbimi i telefonisë së lëvizshme nuk funksionon. Sipas mediave greke, brigada e zjarrfikësve më herët urdhëroi evakuuimin e banorëve të zonave pranë vatrës së zjarrit./abcnews.al