Një zjarr i madh ka shpërthyer në Rusi pranë një prej termocentraleve më të rëndësishëm të Moskës. Një sipërfaqe prej 2500 m2 është përfshirë nga flakët, ndërsa ende nuk dihet shkaku i shpërthimit të zjarrit pranë termocentralit Dzerzhinsky në periferinë jugore të Moskës me një shtëllungë të madhe tymi që është ngritur në qiell vetëm disa metra larg centralit.
Në të njëjtën kohë, komandanti i flotës ruse të Detit të Zi, anija e së cilës Moskva u fundos nga ukrainasit në prill 2022- njoftoi masa të shtuara sigurie pas sulmeve të përsëritura nga dronët ukrainas në portin e Sevastopolit në Krime.
Sevastopoli është sulmuar vazhdimisht nga dronë që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës.
/abcnews.al