Zjarr në zyrat e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë

schedule09:35 - 21 Nëntor, 2023

schedule 09:35 - 21 Nëntor, 2023

Një zjarr i ka përfshirë disa zyra të Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës në Prishtinë mëngjesin e së martës.

Zjarrfikësit janë parë në vendin e ngjarjes duke punuar për ta shuar zjarrin.

Zjarri i ka përfshirë disa zyre në katin e dytë të ndërtesës së Institutit si dhe pjesën e çatisë mbi to.

Nuk raportohet për persona të lënduar, sipas Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës tha se zjarri në dy zyre të Institutit Mjekësisë Ligjore në Prishtinë u raportua në orën 8:00 të martën.

Policia doli menjëherë në vendin e ngjarjes dhe tha se zjarrfikësit e kanë lokalizuar zjarrin.

Nuk dihet se çfarë mund ta ketë shkaktuar zjarrin në ndërtesën e këtij Instituti.

Policia tregoi se i ka nisur tashmë hetimoret “për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.”

Instituti i Mjekësisë Ligjore është përgjegjës për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e sistemit mjekoligjor në vend, për të siguruar shërbime mjeko ligjore, mësimdhënie dhe shërbime përkrahëse për familjet e personave të zhdukur.

Detyrat e tij përfshijnë, po ashtu, sigurimin e ekspertizës mjekoligjore për organet publike, udhëheqjen e hetimeve mjekësore për vdekjen në vendin e ngjarjes, për të kryer zhvarrosje, për të kryer inspektime pas vdekjes dhe autopsi./REL

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!