Video/Zjarr në uzinën e naftës në Ballsh ,lëndohet një punëtor

schedule08:56 - 22 Nëntor, 2017

schedule 08:56 - 22 Nëntor, 2017

Është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm Uzina e Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh, ndërsa plagosur lehtë një punëtor.

Sipas policisë, zjarri ka rënë rreth orës 07:20 në repartin e “Koksit”, ku digjen mbetjet toksike të naftës.

Si pasojë e zjarrit është dëmtuar lehtë 53-vjeçari L.Y, banues në fshatin Drenovë, Mallakastër, i cili po merr mjekim në spital.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit që është vënë nën kontroll.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./abcnews.al

https://youtu.be/sy3LyAWs3jU

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!