Një vatër zjarri është shfaqur ditën e sotme edhe në Kukës. Mësohet se zjarri ka rënë në mal, në fshatin Surroj.
Vatra vijon të jetë aktive edhe gjatë mbrëmjes. Në pamjet e siguruara nga Abcnews.al shihet tymi që ngrihet në ajër nga pjesa malore.
Ndërsa zjarret këtyre ditëve të fundit kanë prekur kryesisht jugun e vendit, vatra janë shfaqur edhe në veri.
Vatra aktive janë raportuar në Fushë-Arrëz dhe rrezikojnë të kalojnë në zonat e banuara. Në ndihmë të forcave që po vijojnë punën prej orësh në këtë zonë u dërgua edhe një helikopter. Së fundmi u shfaq edhe vatra në Kukës. s.b/abcnews.al/