Zjarr në servisin e Kilës në Elbasan, tri ditë më parë u arrestua

schedule08:55 - 23 Tetor, 2018

schedule 08:55 - 23 Tetor, 2018

Një servis që është djegur gjatë natës në Elbasan është pronë e e 37 vjeçarit Elton (Kastriot) Kila, i cili u arrestua nga Policia  e Elbasanit si pjesë e një organizate të rrezikshme kriminale të specializuar në trafikimin e lëndëve narkotike. Ngjarja ndodhi gjatë natës në lagjen “Skënderbej”. Flakët e zjarrit kanë përfshirë servisin dhe pikë-shitje të automjeteve. Nuk pati dëme në njerëz, por dëmet materiale janë të konsiderueshme pasi janë djegur disa automjete.

Në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë dhe zjarrëfikëset të cilat  kanë bërë të mundur lokalizimin dhe fikjen e flakëve. Ende nuk dihen shkaqet  por pista kryesore e hetimit është zjarrvënia e qëllimshme. Pronari i servisit u kap më 18 tetor nga policia e Elbasanit dhe u ekstradua për në Itali pasi Prokuroria e Pescarës kishte lëshuar urdhrin e ndalimit ndërkombëtar, për kryerjen e veprave penale “Organizata kriminale”, “Trafikim i narkotikëve”, “Mashtrim” dhe “Kallzim i rremë”. /abcnews.al