Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zjarr në pyllin me pisha në Patos/ Flakët përparojnë drejt zonave të banuara, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

schedule21:13 - 6 Gusht, 2025

schedule 21:13 - 6 Gusht, 2025

Një zjarr masiv ka përfshirë pasditen e sotme pyllin me pisha midis fshatrave Gjinoqarë dhe Drenie. Flakët janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të konsiderueshme, ndërsa ndërhyrja e forcave zjarrfikëse është bërë e pamundur për shkak të terrenit të thepisur dhe dendësisë së madhe të pyllit.
Kryeplaku i fshatit Gjinoqarë Nuri Gllava ka deklaruar për mediat se situata mund të përkeqësohet gjatë natës, pasi zjarri rrezikon të përparojë drejt zonave të banuara. Ai apelon për ndërhyrje të menjëhershme nga ajri, duke theksuar se mjetet aktuale nuk mund të depërtojnë në vatrën e zjarrit.

Siperfaqja e pershkuar nga zjarri deri tani eshte mbi 3 hektare.
Sipas banorëve, zjarri është i qëllimshëm, pasi vatra ndodhet në mes të pyllit, larg çdo rruge apo banese.
Autoritetet lokale dhe shërbimet zjarrfikëse vijojnë të monitorojnë situatën, ndërsa rreziku për përhapjen e flakëve drejt fshatrave përreth mbetet i lartë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!