Në rajonin Sabah të Malajzisë për shkak të shpërthimit të zjarrit janë djegur 20 shtëpi.
Mediat malajziane raportojnë se ekipi i zjarrfikësve në qytetin Tawau mori njoftimin për një zjarr të madh në një zonë vendbanimesh.
Rreth 16zjarrfikës që shkuan në lagje arritën të vënë nën kontrollin zjarrin pas një pune që ka zgjatur rreth 30 minuta.
Njësia e zjarrfikësve tha se si pasojë janë djegur gjithsej 20 shtëpi të cilat janë bërë të papërdorshme dhe se nuk ka patur humbje të jetëve apo plagosje nga zjarri.
Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet dhe thuhet se autoritetet po hetojnë për të zbuluar arsyet./abcnews.al