Një stallë në Lezhë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të hëne.
Policia bën me dije se zjarri ka rënë në një stallë, në afërsi të “Urës me Harqe”.
Ndërkaq në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrëfikëse që po punojnë për shuarjen e flakëve.
“Më datë 06.09.2021, rreth orës 15: 49, kemi marrë njoftim së në një stallë, në afërsi të “Urës me Harqe ” ka rënë zjarr.
Mënjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë shërbimet e Policisë dhe zjarrëfikses ,ku po punohet për fikjen e zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.e.su./abcnews.al