Zjarr në një spital COVID në Ukrainë, humbin jetën katër persona plagosen dy të tjerë

schedule10:21 - 4 Shkurt, 2021

schedule 10:21 - 4 Shkurt, 2021

Tre pacientë të shtruar në repartin e kujdesit intensiv dhe një mjek, kanë humbur jetën nga shpërthimi i një zjarri në spitalin COVID në qytetin Zaporoz në juglindje të Ukrainës.

Mediat vendase bëjnë me dije se guvernatori i këtij rajoni, Oleksander Staruk, ka thënë se zjarri ka shpërthyer në katin e parë të spitalit ku gjendeshin pacientët e futur në respirator ku tetë tjerë janë evakuuar duke i shpëtuar më të keqes.

Ai theksoi se janë duke u zhvilluar hetimet për të përcaktuar shkakun që çoi deri te rënia e zjarrit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!