Zjarr në një sipërfaqe me ullinj në Vlorë

schedule12:44 - 2 Tetor, 2021

schedule 12:44 - 2 Tetor, 2021

Flakët e zjarrit kanë përfshirë një sipërfaqe toke në Bestrove njësia qendër në Vlorë.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me ullinj dhe pemëtari.

Kjo është hera e dytë që ka rënë zjarr në këtë sipërfaqe, ku paraprakisht dyshohet se është i qëllimshëm.

Ndërkohë forcat zjarrëfikëse po punojnë për neutralizimin e flakëve. /abcnews.al