Mbrëmjen e sotme një zjarr ka përfshirë një pallat në Tiranë, në rrugën “Asim Vokshi”.
Mësohet se flakët kanë filluar fillimisht në vendin ku kanë qenë kabujt e shpërndarjes së rrjetit elektrik.
Ndërkohë zjarrfikëset kanë shkuar drejt vendit të vendngjarjes dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e detajeve si dhe rrethan në të cilat ka ndodhur ngjarja.
Njoftim:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 05.02.2023, rreth orës 17:55, në rrugën “Asim Vokshi”, në një pallat, ka rënë zjarr në kabujt e shpërndarjes së rrjetit elektrik.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al/