Të paktën 25 persona kanë vdekur dhe dhjetëra janë shtruar në spital pas shpërthimit të një zjarri një ndërtesë në provincën Shaanxi të Kinës veriore. Zjarri shpërtheu rreth orës 06:50 me orën lokale,në një ndërtesë katërkatëshe të Kompanisë së Prodhimit të Qymyrit Yongju në qytetin Luliang.
Breaking News: Major fire engulfs office building in Lvliang, Shanxi. At least 11 confirmed dead, 51 hospitalized. On Nov 16, a fire erupted at the Yongju Coal Industry building in Lishi District, Lvliang City, Shanxi Province. Official reports state 51 people were hospitalized,… pic.twitter.com/p7XbLWAYgc
— Aric Chen 陳曉天 (@aricchen) November 16, 2023
Ende nuk dihet shkaku i shpërthimit. Aksidentet industriale janë të shpeshta në Kinë. Në korrik, 11 persona humbën jetën kur çatia e një gjimnazi shkolle u shemb në pjesën verilindore të vendit.
Muajin e kaluar, një shpërthim në një restorant në Kinën veriperëndimore vrau 31 persona dhe bëri që autoritetet të nisin një fushatë kombëtare ndërgjegjësimi dhe informacioni për të promovuar sigurinë në vendin e punës.
/abcnew.al