Tre persona humbën jetën kur një zjarr shpërtheu në një kompleks apartamentesh dykatëshe në qytetin perëndimor japonez të Okayama. Autoritetet po hetojnë mundësinë e zjarrvënies.
Zjarri ka rënë rreth orës 14:00 dhe në vendngjarje kanë shkuar 17 zjarrfikëse. Zjarrfikësit arritën ta vënë nën kontroll të plotë zjarrin pas dy orësh.
Tre persona të vdekur janë gjetur në një apartament në katin e parë, sipas zjarrfikësve.
Shkaku i zjarrit po hetohet nga policia. Sipas informacioneve, zjarrfikësja ka marrë një telefonatë për një zjarr të ndezur nga një person i panjohur në hyrje të pallatit.
Nuk u raportuan lëndime të tjera në mesin e banorëve të ndërtesës, e cila ndodhet në një zonë me popullsi të dendur rreth një kilometër e gjysmë larg nga stacioni i trenit Okayama.