Në orët e vona të natës, në një hotel në Rimini të Italisë është raportuar për rënie të zjarrit, pasi një pajisje elektrike është përfshirë nga flakët.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e zjarrfikëses të cilët kanë bërë të mundur evakuimin e 30 personave që ndodheshin në ndërtesë në momentin kur ka rënë zjarri.
Katër prej tyre u transportuan menjëherë në spital për të marrë trajtim më të specializuar shëndetësor.
Autoritetet bëjnë me dije se fatmirësisht asnjë person nuk është në rrezik për jetën./abcnews.al/