Zjarr në një dyqan në Durrës, pronari përfundon në spital, nisin hetimet për shkakun

schedule09:54 - 24 Dhjetor, 2021

schedule 09:54 - 24 Dhjetor, 2021

Një dyqan në lagjen nr. 13 në Durrës është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm. Pronari i tij me iniciale R.M. ka marrë disa dëmtime dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana tjetër forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit ndërkohë po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

“Në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 13, ka rënë zjarr në dyqanin në pronësi të shtetasit R. M., i cili ka marrë dëmtime të vogla dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.   Vijon puna nga grupi hetimor, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, bën me dije policia.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!