Zelanda e Re u trondit të martën pas rënies së një zjarri në një bujtinë në kryeqytetin Wellington, duke lënë të paktën gjashtë persona të vdekur dhe 11 të tjerë të zhdukur.
Bujtina Loafers Lodge në Newtown, në jug të Wellington-it, u dogj pak pas mesnatës të së martës. Kryeministri, Chris Hipkins, i cili vizitoi vendin e ngjarjes të martën në mëngjes, tha se të paktën gjashtë persona kishin vdekur dhe ky numër mund të rritet.
Autoritetet thanë se 52 persona u nxorën nga ndërtesa pasi u njoftuan për zjarrin në orën 12:25. Më shumë se 10 automjete zjarrfikëse iu përgjigjën urgjencës gjatë gjithë mëngjesit dhe zjarri u shua pas orës 6 të mëngjesit.
/abcnews.al