Zjarr në një banesë në Pogradec, humb jetën 42-vjeçari

schedule07:46 - 18 Janar, 2021

schedule 07:46 - 18 Janar, 2021

Një 42-vjeçar ka humbur jetën për shkak se banesa e tij është përfshirë nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vërdovë në Pogradec, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Viktima N. Xh., bëhet me dije se jetonte i vetëm .

Ndërkohë grupi hetimor dhe shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, ku po punohet për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 18.01.2021, rreth orës 06:00, në fshatin Vërdovë, Pogradec, ka rënë zjarr në një banesë, në katin e dytë të së cilës jetonte i vetëm shtetasi N. Xh., 42 vjeç, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor dhe shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, ku po punohet për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/abcnews.al/