Zjarr në një banesë në Elbasan, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike

schedule12:35 - 26 Mars, 2025

schedule 12:35 - 26 Mars, 2025

Elbasan- Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen “Visarjon Xhuvani”. Dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike. Ndërsa raportohet vetëm për dëme materiale.

“Rreth orës 09:15, në lagjen “Visarjon Xhuvani”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në katin e dytë të një pallati, në banesën e shtetasit 77 vjeç. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor të rastit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!