Një banesë është përfshirë nga flakët këtë të premte në Durrës.
Policia ka bërë me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Kullë, Manëz, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit I.Q.
Nga zjarri mësohet se ka pasur vetëm dëme materiale.
“Sot me datë 24.09.2021, në orën 11:50 në fshatin Kullë, Manëz, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit I.Q., nga e cila ka vetëm dëme materiale.
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al