Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të diele në Cërrik.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në banesën e shtetasit L.H., 42 vjeç, banues në fshatin Kajan, Belsh.
Si pasojë e flakëve të zjarrit janë djegur orenditë e shtëpisë.
“Rreth orës 20:50, në banesën e shtetasit L.H., 42 vjeç, banues në fshatin Kajan, Belsh, ka rënë zjarr dhe për pasojë janë djegur orenditë e shtëpisë.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë nga pakujdesia”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al