Një avion që drejtohej për në Honolulu mori flakë menjëherë pas nisjes nga Denver, Colorado të shtunën. Një nga motorët e avionit shpërtheu në flakë gjatë fluturimit në një lartësi prej 15,000 metrash.
Një pasagjer filmoi me telefon motorin e avionit të përfshirë në flakë. “E ndienin nxehtësinë nga zjarri dhe mendonin se do të vdisnin” thanë ata. Piloti menjëherë dha sinjalin e emergjencës dhe u kthye në Denver, ku bëri uljen.
Linja ajrore tha se nuk kishte lëndime, duke shtuar: “Fluturimi nga Denver në Honolulu, avioni pësoi një dëmtim të motorit menjëherë pas ngritjes, por u kthye i sigurt në Denver“./ db/ Abcnews.al