Zjarr ka rënë edhe në malin e Shëndëllisë në fshatin Malas të Tepelenës. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre, por zjarrfikësit e kanë të pamundur të shkojnë pranë vatrës për shkak të terrenit malor. Ndërkohë banorët kanë dëgjuar shpërthime të fuqishme që sipas policisë dyshohet se kanë qenë tre predha të mbetura në mal që nga Lufta e Dyte Botërore. /ABC News Albania 24/7
Zjarr në malin e Shëndëllisë në Tepelenë, plasin tre predha
schedule15:30 - 23 Gusht, 2019
schedule 15:30 - 23 Gusht, 2019