VIDEO/ Zjarr në Luzat të Tepelenës, forca të shumta zjarrfikëse në terren. Ndërhyhet edhe nga ajri

schedule18:26 - 11 Gusht, 2024

schedule 18:26 - 11 Gusht, 2024

Një zjarr i madh ka përfshirë shpatin e malit mbi fshatin Luzat në Tepelenë.

Gazetari Elidon Berberi raporton se zjarri është i përmasave të mëdha dhe me gjithë ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse të të gjithë qarkut të Gjirokastrës është e pamundur vendosja e tij nën kontroll.

Aktualisht po ndërhyn edhe një helikopter Cougar, i cili furnizohet me ujë në Bajkaj të Delvinës. Në terren janë zjarrfikëset e Tepelenës, Memaliajt, Gjirokastrës dhe Përmetit.

Në ndihmë ka shkuar edhe një zjarrfikëse e Forcave të Armatosura. Në terren janë mbi 80 efektivë si dhe vullnetarë./abcnews.al