Të paktën 19 persona kanë vdekur pasi një lokali ku bëhej karaoke në Papuan Perëndimore të Indonezisë iu vu flaka, pas një konflikti mes bandave rivale në atë zone. Sipas policisë indoneziane, një nga viktimat është goditur me thikë dhe 18 të tjerët janë bllokuar brenda lokalit të natës “Double O”, ku sipas autoriteteve ka shpërthyer zjarri gjatë përplasjes.
A nightclub in #Indonesia‘s West Papua province burned after two groups clashed inside the building and 19 people were killed, officials said Tuesday.https://t.co/rpxeUmdr4p
— The Hindu (@the_hindu) January 25, 2022
Shefi i Policisë Metropolitane të Sorong, Ary Nyoto Setiawan tha se zjarrfikësit gjetën 11 trupa së bashku.
“Përplasjet mes të rinjve në qytete janë normale, por që kanë shkaktuar kaq shumë vdekje, kjo është e para”, ka thënë një zëdhënës i policisë së Papua-s Perëndimore.
Ai tha se incidenti vdekjeprurës në vendin e argëtimit në Sorong ishte ende nën hetim ndërkohë që pritet të rritet numri i të vdekurve.
/abcnews.al