Një vatër e dytë zjarri është përhapur në lartësitë e Ballabanit në Bashkinë Këlcyrë. Mësohet se deri më tani, dëmet kanë qenë të konsiderueshme.
Sipas vlerësimit paraprak të Shërbimit Pyjor, janë djegur 10 hektarë kullota dhe 5 hektarë pyje. Situata ka dalë jashtë kontrollit edhe për shkak të pamundësisë për të ndërhyrë nga ana e forcave zjarrfikëse.
Flakët kanë avancuar aq shumë sa kanë arritur edhe në zonën e Beratit. Deri më tani nuk është marrë asnjë masë për shuarjen e flakëve si pasojë e terrenit të thepisur. s.b/abcnews.al/