Një vatër zjarri ka rënë në pyjet me pisha të fshatit Borizanë në Krujë. Flakët vijojnë të përhapen me shpejtësi të favorizuara edhe nga era.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit në pyjet me pisha. Nëse nuk izolohen vatrat e zjarrit mund të shkaktojnë dëme të konsiderueshme, pasi janë sipërfaqe të tera me fidanë të rinj pishash të mbjelle në kodrat e fshatit Borizanë.
Per zjarrfikësit e Krujës ndërhyrja është disi e vështirë. Për shuarjen e flakëve kanë ardhur në ndihmë edhe banorët e fshatit,të cilët po përdorin mjete rrethanore. /abcnews.al