Zjarr në fshatin Andon Poçi në Gjirokastër, digjen sipërfaqe me shkurre. Zjarrfikësit në vendngjarje

schedule17:51 - 1 Tetor, 2024

schedule 17:51 - 1 Tetor, 2024

Zjarr në fshatin “Andon Poçi” në Gjirokastër. Zjarri është konstatuar në pjesën e poshtme të fshatit në një territor me shkurre të thata.

Në vendngjarje u nis një automjet zjarrfikës dhe 1 automjet mbeshtetës me 6 efektivë. Zjarri ndodhet në krahun jugor të fshatit dhe për shkak të bimësisë dhe favorizimit nga era, rrezikon të përhapet në dy vreshta të mbjella me lajthi që ndodhen aty pranë.

Zjarrfikësit po mundohen të shuajnë vatrat, teksa janë djegur sipërfaqe me shkurre./abcnews.al