FIER- Pas Darëzezës, një tjetër vatër zjarri është regjistruar këtë të hënë në Fier.
Gazetarja e ABC News Valbona Davidhi, raporton se zjarri ka përfshirë kodrat me ullinj tek vendi i quajtur liqeni i Vadhizës në Fier.
Përveçse po digjen ullinjtë, flakët po rrezikojnë gjithashtu edhe një fermë me 200 krerë lopë./abcnews.al