ABC NEWS pranë vatrës së zjarrit në ish-Metalurgjik/ Pamjet apokaliptike, biznesi i plastikës në flakë, nuk ka viktima

schedule15:08 - 4 Shtator, 2024

schedule 15:08 - 4 Shtator, 2024

ELBASAN– Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një biznes tek ish-Metalurgjiku në Elbasan, pasditen e kësaj të mërkure.

Policia e Elbasanit konfirmon se zjarri ka rënë në një fabrikë plastike dhe dyshohet se shkak është bërë një shkëndije elektrike.

Zyrtarisht konfirmohet sipas Drejtorit të Policisë Ilir Proda, që nuk ka pasoja për jetën e punonjësve nga zjarri në fabrikën e prodhimeve plastike. Shtëllungat e tymit të zi kanë mbuluar zonën pranë biznesit, i cili është përfshirë në flakë.

ABC News po ndjek nga afër këtë ngjarje të rëndë, ndërsa shërbimi i ambulancës dhe zjarrfikësit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Gazetarja e ABC News, Edisona Skënderi, raporton se zjarri në këtë biznes vijon prej një ore.