Një zjarr ka rënë pasdite në zonën kodrinore të Cakranit në Fier. Mësohet se flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me pisha, ullinj dhe shkurre.
Forcat zjarrfikëse të Fierit, Patosit dhe Roskovecit kanë shkuar në vendngjarje. Terreni kodrinor e ka bërë të vështirë punën e zjarrfikësve për neutralizimin e flakëve./ABC News Albania