Një zjarr i madh ka përfshirë malin e Koshnicës pranë fshatit Siman të Gramshit pasditen e sotme.
Nga flakët janë shkrumbuar disa pisha dhe një numër i madh pemësh.
Terreni i vështirë malor ka pamundësuar ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse, ndërsa punonjësit e saj kanë ndërhyrë për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit me mjete rrethanore.
Është ende i paqartë shkaku që ka sjellë flakët në këtë zonë, ndërkohë që ato kanë qenë të favorizuara edhe nga temperaturat e larta./abcnews.al