Një zjarr i madh ka shpërthyer në disa fshatra të Fushë Kosovës. Zjarri i cili nisi në sipërfaqet të pyllëzuar tashmë po rrezikon edhe shtëpitë e banueshme.
Ekipet e zjarrfikësve janë në vendin e ngjarjes. Zjarri ka shpërthyer në zonat e Mesbardh dhe Kozmin.
Në disa rajone të Kosovës, pjesët malore dhe hamullore ditët e fundit janë përfshirë nga zjarret të cilat po nisin nga fushat dhe ato po arrijnë deri te malet.
Në zonën e Rugovës në Komunën e Pejës ditë më parë ka ndihmuar edhe KFOR’i me helikopter për të shuar zjarrin.
Ndërkaq, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka ftuar qytetarët të kenë kujdes maksimal në ruajtjen e pyjeve, të natyrës dhe mjedisit.
Kjo ministri ka thënë se në kohën kur vendi po ballafaqohet me temperatura të larta, për fat të keq po shfaqet edhe një dukuri shqetësuese, me rrezikimin e jetës së njerëzve, pasoja ekonomike e dëme të mjedisit./Gazeta Express