Faqja zyrtare e “Eurovision”-it në rrjetet sociale ka shpërndarë një video të veçantë, dedikuar Shqipërisë.
Ata kanë përmbledhur shkurtimisht disa nga performancat më të spikatura të vendin tonë ndër vite në festivalin evropian, teksa kanë shkruar edhe pak në shqip në përshkrimin e kësaj videoje.
“Shpërndani pak ‘dashuri’ për Shqipërinë”, kanë shkruar ata, duke e cituar fjalën ‘dashuri’ në gjuhën shqipe.
Ndërsa më tej, kanë shtuar: “Nota të larta, nota të gjata, zjarr! Hyrjet e tyre në Eurovision nuk kanë kurrë mungesë të fuqisë vokale dhe instrumenteve dramatike dhe ne i duam për këtë”.
View this post on Instagram
Kujtojmë që vitin e kaluar ishte paracaktuar këngëtarja Arilena Ara për ta përfaqësuar Shqipërinë me këngë “Fall from the sky”, ndërsa sivjet do të jetë Anxhela Peristeri ajo që do të prezantojë shtetin tonë në “Eurovision 2021” me këngën Karma”. l.k/abcnews.al
https://www.youtube.com/watch?v=7B-pnq30_DE&feature=emb_title