Chelsea do të bëjë një revolucion në sulm në fund të këtij sezoni. Emra si Batshuayi, Pedro dhe Willian do të largohen në fund të këtij sezoni. Hakim Ziyech do të vijë nga Ajax, por Frank Lampard ka nevojë për të tjerë lojtarë ofensivë.
Një nga të preferuarit e trajnerit anglez është Dries Mertens. Belgu është golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e Napolit dhe ka realizuar vetëm 2 gola më pak se rekordmeni Marek Hamsik. Kontrata me nënkampionët e Italisë i përfundon pas mbylljes së këtij sezoni dhe do të dalë lojtar i lirë.
Ofertat nuk i mungojnë dhe Lampard ka vendosur të mos humbasë kohë. Gianluca Di Marzio raporton se trajneri i “Bluve të Londrës” ka telefonuar me sulmuesin e Napolit, duke tentuar ta bindë dhe duke i bërë të qartë rëndësinë e madhe që ka për të. /abcnews.al