Drejtori i Policisë Rrugore, Dhimitraq Ziu, në një deklaratë për mediat ka shpjeguar me detaje mënyrën e funksionit të pajisjes inteligjente, e cila kap shkeljet në akset rrugore.
Ziu tha se pajisja ka nisur të fillojë punën që sot dhe mund të përdoret në autostradë. Sipas tij identifikon drejtuesin e mjetit, llojin e shkeljes dhe targën.
“Siç e patë edhe vetë dje është bërë inaugurim. Radari me parametra të cilësisë së fundit është i certifikuar nga organi i komitetit evropian. Janë bërë dhe procedura standarde. Duke filluar që sot do të fillojë nga puna. Është pajisje moderne e vitit të prodhimit 2020. Ka dy kamera, radar, kap shpejtësinë, kap rripin, telefonin. Mund të përdoret në autostradë, kap korsi tre para dhe tre në ardhje nga mbara. Identifikon gjininë e drejtuesit të mjetit dhe targën. Në kohë reale përcjell të dhëna te salla operative dhe atje bëhet verifikimi dhe printimi i gjobave,” tha ai.
I pyetur nga gazetarja e ABC, Xhensila Kodra se si procedohet me këtë pajisje, do të jetë në lëvizje, ai tha: Kjo pajisje është e detyruar të vendoset vetëm në mjet. Bëhet kolaudimi i mjetit dhe pajisjes në varësi të sinjalistikës. Psh. Këtu jemi në 90 km ajo vendoset kështu dhe kap të gjithë ata që janë mbi 902. Në mënyrë automatike kap shpejtësinë, rripin dhe celularin”.
Po, a do të ketë probleme me adresa e përdoruesve, të cilëve gjoba iu shkon në shtëpi në rast shkelje? “Do të bashkëpunojmë me postën. Dhe në bashkëpunim dhe me Drejtorinë e Transporteve kemi të dhënat e çdo drejtuesi mjeti, i cili ka vendosur adresën e banimit. Kjo pajisje dhe procedura e punës përcakton qartë rregullat,” tha Ziu.
Kreu i Rrugores, tha gjithashtu se pajisja punon edhe në errësirë dhe në mënyrë të pavarur, pa ndërhyrje.
“Pajisja punon në mënyrë të pavarur. Ta ketë bindje çdo shofer, që kjo pajisje nuk pranon ndërhyrje. Gjoba kalon në mënyrë automatike dhe operatori bën printimin, pasi ato janë të identifikuara, si shpejtësia, si rripi, si telefoni. Pajisja punon edhe në kushtet e errësirës,” tha ai. g.v/abcnews.al