Kryeministri me mandat teknik në Malin e Zi, Dritan Abazoviç ka ndarë një bisedë që ka pasur me një diplomat të huaj në Maqedoninë e Veriut, në lidhje me krimin në Mal të Zi.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Abazoviç u shpreh se biseda kishte të bënte me kontrabandën e cigareve, me fenomenin që Mali i Zi po lufton prej disa vitesh.
“Një bisedë në Maqedoni në një forum kundër korrupsionit, në bisedë me një diplomat pas panelit më thotë: A ke vënë re, se askush prej rajonit nuk është i kënaqur me rezultatet e juaja në luftën ndaj konrabandës së cigareve. Në atë moment, nuk më ka shkuar në mend, çfarë ka dashur të thotë në atë moment dhe i thashë ndoshta edhe ne kur lëvdohemi ndoshta nuk e ka një koleg aq ok. Por më thotë ‘nuk është aty çështja. Zinxhiri i krimit është dobësuar. Ai ka ardhur në atë gjendje se nëse dobësohet në Mal të Zi do sjell pasoja edhe në shtete të tjera. Se krimi organizuar ashtu funksionon. Cigaret që kanë kaluar në Mal të Zi, nuk kanë qënë për tregun tonë. Kanë shkuar në treg të BE, po i është dashur të kalojë në shtete të rajonit.”
Më tej ai shtoi se goditja e kontrabandës së cigareve ka sjellë kosto për të, pasi sikundër shprehet kryeministri Abazoviç ka krijuar shumë armiq në Mal të Zi.
“Prej tri vitesh jam nën kallash mediatik, shumë ka akuza, një propagandë, por jam ende i befasuar sa njerëzit janë mirënjohës për disa gjëra që janë bërë. Njerëzit gëzohen që ka ende njerëz të guximshëm në skenën politike, që nuk bien nën ndikim”, tha ai./abcnews.al