Zingraf tregon kushtet: E rëndësishme funksionimi i “Kushtetueses” dhe Gjykatës së Lartë

schedule15:08 - 8 Qershor, 2020

schedule 15:08 - 8 Qershor, 2020

Ambasadori gjerman në Tiranë Peter Zingraf ka vlerësuar arritjen e marrëveshjes për Reformën Zgjedhore mes palëve politike.

Zingraf e ka cilësuar si nxitje inkurajuese për rrugën e mëtejshme të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Ambasadori përmes një deklarate thekson më tej se Zbatimi konstruktiv i masave të dakorduara është një element tjetër i rëndësishëm.

Megjithatë, Zingraf shprehet se vendi ka nevojë frymë konstruktive në funksion të përmbushjes së kushteve të mëtejshme të vendosura për integrimin. Në mënyrë të veçantë ai nënvizon funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë. Sipas tij këto dyja vijojnë të mbeten element i rëndësishëm për gjermanët.

Reagimi i plotë:

Dakordësia e Këshillit Politik për elemente të reformës zgjedhore është një nxitje inkurajuese për rrugën e mëtejshme të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Gëzohem që aktorët politikë shqiptarë gjetën mundësinë e konsensusit. Zbatimi konstruktiv i masave të dakorduara do të jetë një gur tjetër i rëndësishëm kilometrazhi në rrugën e reformave në Shqipëri.

Vendit i nevojitet një frymë konstruktive dhe vetëdijësim lidhur me përgjegjësitë e marra edhe në funksion të përmbushjes së kushteve të mëtejshme të vendosura përpara etapave të radhës në kuadër të bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Evropian. Në këtë kontekst kam parasysh në mënyrë të veçantë funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë – këta vazhdojnë të mbeten elemente të rëndësishme në këndvështrimin gjerman, me rëndësi thelbësore para së gjithash për drejtësinë shqiptare dhe që duhen përmbushur përpara konferencës së parë të anëtarësimit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!