Mbrojtës Oleksandr Zinchenko mund të largohet nga skuadra e Manchester City gjatë merkatos së dimrit.
24-vjeçari nuk është në preferencat e trajnerit Pep Guardiola, duke përfunduar kështu në stol, sepse nga tekniku i Manchesterit preferohet Joao Cancelo.
Ukrainasi është një ndër objektivat e Newcastle për të përforcuar skuadrën që gjatë merkatos së janarit, i cili është aktivizuar vetëm 56 minuta në kampionat këtë sezon dhe me shumë mundësi do te largohet nga Citizens. Newcastle kërkon përforcues në repartin e prapavijës dhe Zinchenko duket alternativa e duhur.
Pronarët e rinjë të Newscastle janë dakort t’a marrin lojtarin edhe në forma huazimi dhe në merkaton e verës të paguajnë për kartonin e tij. /f.a/abcnews.al