Zimbabve, ushtria arreston Presidentin Mugabe dhe bashkëshorten e tij

schedule09:53 - 15 Nëntor, 2017

schedule 09:53 - 15 Nëntor, 2017

Forcat e armatosura në Zimbabve kanë arrestuar presidentin Mugabe dhe bashkëshorten e tij. Por  këmbëngulin se nuk bëhet fjalë për një grusht shteti dhe pse tashmë vendi është në duart e ushtrisë.

Situatë shumë e tensionuar në Zimbabve ku pas një serie shpërthimesh në kryeqytetin Harare ushtria deklaroi se ka arrestuar presidentin Robert Mugabe dhe bashkëshorten e tij Grejs. Në Tuiter, partia në pushtet, Zanu-Pf, saktëson se në vendin afrikan nuk ka pasur asnjë grusht shtet por bëhet fjalë për një tranzicion pa gjakderdhje, ku persona të korruptuar janë arrestuar. Forcat e armatosura po mbrojnë zyrat qeveritare dhe rrugët.

Zëvendës presidenti Mangagua do të jetë president dhe lider i partisë në pushtet, duke konfirmuar këtë tranzicion ai shtoi se vendimi për të ndrhyrë u mor pasi kushtetuta e vendit ishte dobësuar/ Mugabe e kishte shkarkuar këtë të fundit nga posti i tij një javë më parë dhe pse deri vonë ai konsiderohej pasardhësi i tij. Mugabe dhe bashkëshortja e tij ndodhen në qeli, konfirmon më tej në profilin e sja në tuiter partia në pshtet, duke thënë se ky ishte një vendim i domosdoshëm pasi as vendi dhe as partia nuk janë pronë e tij.

Por pavarësisht deklaratave të ushtrisë dhe partisë në pushtet, mediat amerikane e cilësojnë si një grusht shteti. Titujt kryesor të mediave më kryesore flasin për ushtrinë që ka marrë në dorë pushtetin. Ambasada amerikane dhe ajo britanike në vend i kanë bërë apel banorëve që të qëndrojnë në vende të sigurta, ndërsa selia diplo,matike amerikane do të mbetet e mbyllur deri në qetësimin e situatës

Po sipas mediave amerikane është arrestuar dhe ministri i financave në vend me akuzën e korrupsionit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!