Pas 5 sezonesh te “zikaltërit” e Inter, “bomberi” argjentinas, Lautaro Martinez e ka vërtetuar në shumë raste që është në gjendje të udhëheqë skuadrën në situata më të vështira e për këtë aryse klubi ka vendosur ta “shpërblejë”.
Kampioni i botës me Argjentinën do të marrë shiritin e kapitenit të “zikaltërve”, duke filluar që nga ky sezon, duke zëvendësuar kështu Milan Skriniar dhe ish-portierin, Samir Handanovic, të cilët janë larguar nga Inter këtë merkato vere. /i.m /abcnews.al